Si Të Qepim Një Bluzë Tentene

April 19, 2016 , In: My Tutorials, Refashion, Sewing
0

 

crochet-front-top-tutorialcrochet-front-top-tutorial

Sot po filloj me shkrimin e parë në gjuhën shqipe në DIYclothes. Është paska më e vështirë të shkruaj në shqip për procesin e punës së qepjes të një bluze në krahasim me gjuhën angleze. Kam bërë përpjekje që këtë Tutorial ta përkthej dhe përshtas në shqip për të gjithë ato vajza që janë krijuese dhe e kanë qepjen hobi. Po ashtu për ato që preferojnë të kenë një bluzë unike dhe të rehatshme me kosto minimale.

Gjithmonë kam qenë admiruese e punës së dorës. Viteve të fundit në Kosovë janë përhapur shumë bluzat me dantella, me materiale tentene te cilat ndryshe quhen bluza bohemiane. Ideja ime ka qenë të krijoj diçka të ngjajshme vetë me materiale shtëpiake.

Mjetet e punës

  • Tentene (përmasa 50 x 40 cm)
  • Copë e bardhë pambuku- Unë kam përdorur një mbulesë të bardhë të vjetër.
  • Paisje bazë ( gërshërë, gjilpërë, penj, hekur për hekurosje).
  • Makinë qepëse (opsionale), bluza mund të qepet edhe në dorë.

Fillimisht duhet të përcaktosh masën tënde, e kjo bëhet si vijon: Mat veten nga krahu në krah dhe atij numri shtoj 2 cm. Kjo do të jetë gjerësia e bluzës. Përcakto se sa gjatë dëshiron që të jetë bluza.

Prej copën e pambukut duke u bazuar në këto përmasa.

crochet-front-top-tutorial

Preferohet të zgjedhësh nje tentene qe ka përafërsisht përmasat e tua.

crochet-front-top-tutorial

Pasi që të dy copat janë të gatshme fillo punën me atë të pambukut. Vendos copën në një vend të rrafshtë dhe sipër saj vendos një bluzë pa mëngë, tek e cila e pëlqen prerjen e qafës. Prerja bëhet duke lënë reth qafës 1.5 cm shtesë.

crochet-front-top-tutorial

Pasi që përfundon me krijimin e formës së qafës tek copa e pambukut, të dy pjesët bëhen bashkë. Te dy pjesët vendosen sipër njëra tjetrës ashtu që faqet e mbara të jenë së bashku.

crochet-front-top-tutorial

Duke përdorur gjilpëra të vogla, kap të dy copat së bashku. Diku reth 18 cm lihen hapur për krahët. Mund ta zvogëlosh gjerësinë e krahut sipas nevojës.

crochet-front-top-tutorial

Qep në makinë ose në dorë në të dy anët e copave. Fotoja mëposhtë tregon se si duket bluza pak para mbarimit.

crochet-front-top-tutorial

Tutje vazhdohet me qepjen e vrimave të krahëve. Palos skajin e copës së pambukut dy herë dhe qep drejtë, përsërit për krahun tjetër.

crochet-front-top-tutorial

Vazhdo në të njejtën mënyrë tek qafa duke palosur copën e pambukut dy herë dhe qep. Përfundo duke qepur pjesën e sipërme të të dy krahëve.

crochet-front-top-tutorial

Mund ta lësh pa e rregulluar pjesën e përparme të tentenes, në këtë rast do të kesh një bluzë me pjesë para të derdhur. Apo vazhdo si më poshtë, palos pjesën e tentenes tek qafa dy herë dhe hekuros. Në fund nëpërmjet gjilpërës qep gjatë gjithë gjatësisë së pjesës së palosur.

crochet-front-top-tutorial

Këshilla

  • Para fillimit të dy copat duhet të jenë të pastruara dhe të hekurosura.
  • Në vend të tentenes mund të përdorësh copë dantelle.
  • Në rastin se nuk ke tentene me përmasa mjaftueshëm të mëdha, mund të qepësh dy më të vogla, për të krijuar përafërsisht një me përmasat tua.

crochet-front-top-tutorialcrochet-front-top-tutorial

 Për çdo paqartësi, pyetje apo këshillë më shkruani më poshtë në koment.

Tringa

If you liked it, share it with your friends.
Share on Facebook1Pin on Pinterest3Share on Tumblr0Share on Google+0Share on StumbleUpon0Tweet about this on Twitter
You might also like
December 17, 2015

DIY windowpane print Sweatshirt

READ ARTICLE
November 25, 2016

Striped Triangle Bralette

READ ARTICLE
December 9, 2015

Pop art shirt Tutorial

READ ARTICLE

Tringa

Tringa Tringa Osmani The girl behind DIY Clothes

Book lover, Sherlock addicted and Bachelor of Science in Chemistry

Instagram Photos